“Himariotët, flisnin vetëm gjuhën Shqipe, edhe pse ortodoksë nuk e njihnin fare gjuhën greke “…
Shkëputur nga libri i kujtimeve të Spiro Spiromilo Himariotit, Shqiptarit që luftoi për Arvanitinë…
….
Hyrja e librit, shkruar nga historiani Jani Vlalhojani:
Dukja e parë e Spiros në fushën e betejës së helenëve, nga fundi i Gushtit 1824 – shkruan doktori i Lordit Bajron, J.Milingen në librin “Memoirs of the affairs of Greece” London, 1831, faqja 208 – si më poshtë:
“Ditën, mbas ardhjes tonë në fshatin Libovici, Spirua, u shfaq para Mavrokordatos, me 200 Himariotë, me një paraqitje luftëtarësh të rrahur në beteja, por me një veshje të veçantë! Veshja e tyre, dhe gjuha që flasin, tejet Shqiptare, edhe pse Ortodoksë, në besimin e tyre, asnjë fjalë nuk kuptonin greqisht!
Edhe pse ai, Spiromilua, vinte nga një familje e lartë e malësorëve të Himarës. Mbasi, u shpjegoi Kapedanëve ,arsyet, që e shtynë të lëjë malet e Atdheut të tij (Himarës), dhe t’i bashkohet luftës së bashkëfetarëve të tij të krishterë, deri në fund….
…dhe mbasi ,asnjë nga 200 Himariotët Luftëtarë, të veshur me fustanellën karakteristike të Arvanitëve, nuk kuptoi asnjë fjalë,greqisht, Spiromilua u detyrua tu flasë në Shqip, Himariotëve të tij!