Çiftet më erotike sipas horoskopit

 

Dashi dhe Ujori

Mes shenjës së I dhe asaj të XI të horskopit nuk ka kurrë një moment të mërzitshëm, gjë që e bën marrëdhënien e tyre jashtëzakonisht emocionuese. Të dyja shenjat janë tepër aventureske, kështu që ata janë gjithmonë të gatshëm për çdo gjë – brenda dhe jashtë dhomës së gjumit. Ata kënaqen duke provuar gjëra të reja dhe sigurohen që të argëtohen në këtë proces. Veçanërisht pëlqejnë të bëjnë gjëra së bashku, si ekip.

 

Demi dhe Gaforrja

Këto dy shenja, respektivisht e II dhe e IV në horoskop, e marrin seriozisht njëri-tjetrin dhe funksionojnë mirë sepse mbajnë një marrëdhënie të ngushtë si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Ata e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin, gjë që e ndihmon lidhjen e tyre të forcohet edhe më, ndërsa marrëdhënia përparon.

 

Binjakët dhe Peshorja

Shenja e III dhe ajo e VII kanë një lidhje të çmendur mendore dhe emocionale pasi e kuptojnë njëri-tjetrin në maksimum, sikur të njihen prej vitesh, edhe nëse kanë kaluar vetëm muaj apo thjesht javë. Këto dy shenja janë kreative edhe në ide, të cilat u pëlqen t’i shprehin dhe t’i zbatojnë vazhdimisht, njërën pas tjetrës!

 

Luani dhe Shigjetari

Pasioni është i lartë mes shenjës së V dhe asaj të IX, pasi të dyja e shijojnë jetën dhe i duan të tjerët që ndihen në të njëjtën mënyrë. Ata janë të apasionuar pas asaj që duan nga kjo botë dhe jashtëzakonisht inkurajues për të ndihmuar tjetrin të arrijë çdo qëllim apo ëndërr. Të dyja janë shenja zjarri dhe kanë një mirëkuptim të thellë për njëri-tjetrin.

 

Akrepi dhe Peshqit

Një çift shumë intuitiv me njëri-tjetrin përbën lidhja mes shenjës së VIII dhe asaj të XII në horoskop. Këto dy shenja mund të hyjnë në mendjen e njëra-tjetrës dhe të dinë se çfarë po mendojnë pothuajse po aq mirë sikur ta mendonin vetë. Por ata nuk merren vetëm me intelektin. Të dy kanë një “uri të pashuar” për të kuptuar trupin dhe shpirtin e njëri-tjetrit dhe të mësojnë se çfarë e bën tjetrin të përndizet!

 

Virgjëresha dhe Bricjapi

Duke qenë se të dyja janë shenja tokësore, ajo e VI dhe e X shkojnë shumë mirë në jetën e tyre të përditshme, marrëdhënia e tyre është e ëmbël, e qetë dhe e mbledhur. Nuk do të gjeni dy shenja të tjera aq të përkushtuara ndaj njëra-tjetrës sa Virgjëresha dhe Bricjapi. Jo vetëm që kanë integritet, por kanë edhe të njëjtat vlera dhe karakteristika. Kjo u lejontë kuptojnë vërtet njëri-tjetrin në maksimum.

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here