Në një ditë si sot dhe pikërisht më 2 Maj të vitit 1429, një vajzë e moshës 17 vjeç me emrin Joan of Arc hyn në qytetin e rrethuar të Orleans, duke sjellë me vete furnizimet në ushqim dhe trupat e ushtrisë aq të shumëpritura. Qytetarët francezë, duke besuar profecinë se një vajzë me armaturë do të vinte në shpëtimin e Francës, frymëzohen në një rezistencë pasionante. Rrethimi shembet vetëm nëntë ditë më vonë, por kjo do të ushte fitorja e parë e madhe për francezët ndaj anglezëve që nga humbja dërrmuese në Agincourt.