Sot është Dita Ndërkombëtare e Xhazit e shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në vitin 2011 “për të theksuar xhazin dhe rolin e tij diplomatik për bashkimin e njerëzve në të gjitha cepat e globit.”
Ajo festohet çdo vit më 30 prill.
Ideja erdhi nga pianisti i xhazit dhe ambasadori i vullnetit të mirë të UNESCO-s, Herbie Hancock. Dita e Xhazit kryesohet nga Hancock dhe Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s. Festimi njihet në kalendarët e UNESCO-s dhe të Kombeve të Bashkuara.