“Mbahu nëno mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë”

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 28 prill të vitit 1912, në Boston, Masaçusets, ShBA, u themelua Federata Pan-Shqiptare ‘VATRA’. 

“Vëllezër u dërmua, 

Errësirë e skllavërisë, 

Lindi me dirsë nderi. 

Një djell plot gëzim, 

VATRA kështjell’ e dashur, 

E mëmë Shqipërisë”

Këto janë disa prej vargjeve të himnit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, e cila luftoi për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve rreth e përqark botës. 

Në këtë Federatë do të bënin pjesë figurat më të ndritura të kombit tonë. Një prej veprimtarëve më të zëshëm në radhët e saj, Fan Noli, me të drejtë do të vjershëtonte radhët e cituara në krye. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here