Në një ditë si sot, 30 vjet më parë, më 25 prill 1993 Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë i shoqëruar edhe nga Nënë Tereza. Kreu i Selisë së Shenjtë u ndal në Shkodër dhe në Tiranë. Pas vizitës së tij, në hierarkinë e re të pasdiktaturës u vendosën katër ipeshkvij të rinj: Imzot Frano Ilia , Imzot Rrok Mirdita, Imzot Robert Ashta dhe Imzot Zef Simoni.
“Ty o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur!” Me këto fjalë nisi përshëndetja e Papës Gjon Pali II në pritjen zyrtare.
Më 25 prill 1968 Papa Pali VI priti në Vatikan shqiptarët dhe arbëreshët, ku mbajti edhe një meshë përkujtimore në nder të 500 vjetorit së ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar por edhe të krishtërimit, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.