158 VJET PETRO NINI LUARASI

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 22 prill 1865, lindi në Luaras të Kolonjës, atdhetari Petro Nini Luarasi. 

Ai ishte veprimtari i Rilindjes Kombëtare, prift ortodoks i krishterë, mësues, publicist ashtu si dhe i ati, Nini Petro Kostallari, kishte qenë aktiv në Rilindjen Kombëtare Shqiptare si publicist dhe mësues.

Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Në vitin 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe përgjatë vjetëve 1892-1893, shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor i Mësonjtores Shqipe të Korçës (1893) dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911). 

Mërgoi në Amerikë dhe u bë nismëtar i shoqërive patriotike “Malli i Mëmëdheut” dhe “Pellazgu”. Ishte deleagat në Kongresin e Dytë të Manastirit. Bashkëpunoi me organet “Bashkimi i Kombit” (Manastir), “Drita” (Sofje), “Kombi” (Boston), “Iliria” (Selanik). Në veprën “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit” (Manastir, 1911) mbrojti të drejtat e popullit shqiptar për kulturë kombëtare, duke e quajtur dijen dhe kulturën “shpirtin e mëmëdheut”. Për shkak të veprimtarisë patriotike, arsimore, shoqërore dhe propaganduese, u përndoq nga Xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit. Vdiq i helmuar në Ersekë më 17 gusht 1911.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here