Ç’po ndodh/ Zagoria, nga mendjet e ndritura, natyra e rrallë dhe monumentet tek shfrytëzimi dhe lënia në harresë

Zagoria është e ndarë në Zagorinë e Sipërme, ku bëjnë pjesë fshtrat: Sheper, Nivan, Nderan, Topovë, Koncke, dhe Zagoria e poshtme me fshatrat: Hoshtovë, Lliar, Vithuq, Doshnicë dhe Zhej. Këto fshatra ndodhen të vendosur në të dya anët e rrjedhës së lumit të saj. Deri në vitet e fundit fshati më i madh i Zagorisë ka qenë Sheperi me një rekord prej 600 shtëpish, thuhet në një dokument të vjetër turk.

Besimi është i kristian në të gjithë këta fshatra që përbëjnë zonën e Zagorisë. Në çdo fshat ka pasur mbi dy kisha me përmasa të mëdha dhe mjaft kisha të vogla. Në Hoshtovë ka pasur 18 kisha të vogla, njëra prej të cilave mendohet se daton në vitin 999. Ndërkohë Manastiri i Shën Mëhillit është ndër më të përmendurit, viti i ndërtimit të tij është viti 1777.

Zagoria shquhet në rrafsh kombëtar për nivelin e lartë intelektual të popullsisë. Qysh prej periudhës së Zogut përqindja e intelektualëve zagoritë në nivel vendi ka qenë ndër më të lartat. Por edhe më herët kjo trevë ka njohur personalite të mëdha. Nga Zagoria kanë dalë personalitete të shquara në fushën e letërsisë, artit kulturës, shkencës etj. Andon Zako Cajupi, Mihal Harito, Aristidh Ruci, janë tre nga personalitet më të shquara të kësaj treve, që përbëjnë kulme në historinë dhe kulturën kombëtare.

Mihal Harito ka qenë përfaqësuesi i Tepelenës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878. Ndërsa Aristidh Ruci po nga kjo zonë ka përfaqësuar Tepelenën në firmosjen e dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912. Ndërkohë Andon Zako Çajupi është një tjetër personalitetet nga më të nderuarit të kombit tonë. Ai zë një vend të rëndësishëm në letërsinë shqipe të kohës, në radhë të parë për qasjen realiste të përshkrimit të gjendjes dhe pozitës së shqiptarëve nën robërinë turke, por edhe gjendjen e rëndë dhe të nderë pas periudhës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Zosimea e Janinës ka qenë në vitet 1830 – 1930 një nga gjimnazet më të shquara të kontinentit Europian.

Në vitin 1833 drejtor i shkollës emërohet Anastas Sakellari nga fshati Hoshtevë i Zagories.

Krahas shumë nxënësve të njohur shqiptarë, nga Zagoria, i ndihmuar nga Evjen Peri, në po japim disa prej tyre, me shpresë se në të ardhmen mund ta pasurojmë zhvillimin e arsimit tonë: Sheper, Ilia Dilo Sheperi, Aristidh Ruci. Koncke Ndreko Mici ose Ndreko Dhaskali. Hoshtevë, Kolo Ndreu, Qiro Prifti, Qirjako Saqellari. Kico Kalaja, Malëshovë, Petro Tyto ( Mësues letërsie i ka dhënë Çajupit në shkollën e Manastirit të Nivanit. Lliar, Spiro Prifti dhe Aleks Shabani, të dy më mbrapa janë pajisur me mësime fetare (kanë shërbyer respektivisht në Zhej dhe Lliare). Zhej ,Ndreko Sotiri. Doshnice Jorgo Shabani, me origjinë nga Lliara.

Kemi të dhena dhe për Sotir Bitën, Andon Bitën, Vangjel Kason, Sofokli Capin e parë, Mitro Stefanin dhe Mihal Garon.

SI PO LIHET SITUATA NË DEGRADIM:

Banorët përpiqen të ndërtojnë me investimet e tyre dhe me ndihmën e emigrantëve: shtëpi, kroje, çesma, kisha me arkitekture shqiptare, të kontribuojnë për rrugë brenda fshatrave, të riparojnë ndërtesa në këto vende magjike… Por, në çdo kohë, po rrëzohen shtëpi, ura monumente kulture, shkolla, muze, manastirë, ish vatra kulture e tjerë…Tokat po kthehen  në  pyje, ku mbretëreshë  është ferra… Nuk ke mundësi të shkosh në krahinë, se rruga kushton shumë shtrenjtë! ZAGORIA është e pasur, por bimët e saj medicinale vilen pa kriter, pa taksim, pyjet sakatohen, bukuria e saj shfrytëzohet..Krahina ka qenë  me statusin e ” Venomit” edhe në Perandorinë Osmane… Kjo krahinë ka dhënë kontribut të madh kombëtar.Eshtë krahina, ku lindën njerëz të mëdhenj të çështjes kombëtare, të penës, të gjuhës, të dijes, të artit…

PASURITË NATYRORE

Krojet, gurrat dhe burimet e Zagories janë proverbiale. Të ftohta akull, të pastra e të kulluara zajeve. Pikërisht këto i kanë mbajtur lidhur zagoritet me vendlindjen. Gurra e Konckës, më e madhja në krahinë me dy lugjet e mëdhenj kishte aq shumë ujë sa ujiste të gjitha arat e fshatit deri afër lumit, në Sheshe të Mëdhenj apo deri në Murrize e Ahe. Tek Sheshi i Gurrës, edhe sot gjendet nën dhe kanali i veshur me pllaka e i lyer me një lëng të veçantë (si të gjithë ujësjellësit antikë) që e sillte ujët e pijshëm të gurrës mu në mes të fshatit. Gurra është jeta e fshatit, siç është Çalaku me atë ujë të rrallë e të lehtë, ose burimi i Arminxores. Pastaj gurra e bukur e Nivanit e krojet në Sheper, Ndëran, Topovë, Iliar e Zhej.

SHFRYTËZIMI I UJIT

Fabrika e ujit “Living Water” ka filluar që në vitin 2019, të instalohet në krahinën e Sheperit të Zagorisë. Sipas Ministres Kumbaro në 2017 asohohe kompaninë e administronte Sotiri nga Zagoria dhe Xhorxhi, por vendasit thonë se është kompani amerikane. Pra, si në shumë zona të thella të vendit tone, pasuritë natyrore të vendit po shfrytëzohen nga të huajt. Ndërkohë, në faqen e LIVING duket se kompania figuron në Australi.

SHPIMET PËR NAFTË

Në vitin 2019 një varg protestash shpërthyen nga banorët e Zagorisë dhe nga grupe aktivistësh në mbështetje të tyre mbi shpimet për naftë që po kryheshin në këtë krahinë, të cilat po dëmtonin ekosistemin. Kryeministri doli pas disa ditësh në deklaratë për shtyp dhe e përgënjeshtroi, duke u thënë banorëve të qetësoheshin. Por ndërkohë, në zone po kryhej një masakër ekologjike, pa u informuar asnjë nga banorët.

Monumente të Natyrës

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 676, date 20. 12. 2002 disa nga Monumentet e Natyrës në territorin e Zagorisë janë:

Rrapi i Shkollës, Sheper

Rrapet e Nivanit

Rrapi i Ndëranit

Vënjat e Konckës

Lisat e Manastirit Nivan

Bredhi i Zhejit

Pylli i Gurtë, Ndëran

Tarraca e Ndëranit

Gurra e Nivanit

Shkëmbi i Zheit

Vrimat e Konckës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here