Reptilët e mëdhenj me krahë të quajtur Pterosaurë mendohet se janë zhdukur 60 milionë vjet më parë së bashku me dinosaurët, kështu mendohet.
Por në një rajon të Zambisë së sotme ekziston një legjendë, pikërisht për një krijesë të ngjashme, të quajtur kongamato.
Fisi Kaonde, i cili ndodhet në në disa zona të Zambisë dhe Kongos, ka krijuar mënyra për t’u mbrojtur nga kjo krijesë.
KONGAMATO përkthehet “të sundosh varkat”. Në Republikën Demokratike të Kongos mendohet se sulmon peshkatarët dhe varkat e tyre.
Në vitin 1923, eksploruesi Britanik Frank Melland udhëtoi në Kongo dhe dëgjoi për një legjendë të quajtur “demoni i moçalit”
Përshkrimi i ngjante me Pterosaurin, dhe e vizatoi një.
Më pas një raportim për shtyp i korrespondentit Ward Price, tregonte për një burrë të sulmuar nga një zog gjigand, ku plagët ishin të shkaktuara nga
sqepi i tij. Të gjithë u mahnitën nga ajo që panë, përfshi dhe mbretin Edward vIII.
Raportime të tjera u shoqëruan më pas, ku zogu gjigand filloi të krahasohej edhe me shpendin e Albatros-it për nga ngjashmëria.
Interesante apo jo?