Në një ditë si sot revista “Arbri i Ri”…

Në një ditë si sot dhe pikërisht më 31 mars të vitit 1887, pa dritën e botimit në Palermo të Italisë, revista e përmuajshme, “Arbri i Ri”.
Kjo nismë falë orvatjeve të Zef Skiroit, shërbeu si një busull identitare për arbëreshët dhe si një tribunë e krijimtarisë së autorëve të këtij komuniteti. Në këtë mënyrë, në numrat e saj gjeneruan përmbajtje Zef Serembe, Jul Variboba etj.
Për herë të parë, kjo revistë publikoi fragmente nga “Kënga e spasme e Balës”, kryevepër e të riut Gabriel Dara, përralla arbëreshe të grumbulluara nga Xhentile Mandala, si edhe një studim mbi shqiptarët të albanologut të famshëm, Gustav Meyer.
Në dokument paraqitet një letër, përmes të cilës themeluesi i “Arbri i Ri”, Zef Skiroi, i rrëfen një miku të tij përpjekjet për botimin e poemës “Te dheu i huaj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here