A e dini se Dallëndyshet..

…peshojnë rreth 20 gram, por udhëtuan më shumë se 5000 km në fluturim. Ato kaluan shkretëtirën e Saharasë dhe  fluturuan mbi dete pa mundur të pushojnë. Ato mundën stuhitë dhe erërat. Ato kanë bërë diçka të jashtëzakonshme. Dhe e gjithë kjo për të ardhur dhe për t’u shumuar pikërisht në atë cep të shtëpisë tonë nën çati. Një dallëndyshe e vetme mund të konsumojë deri në 850 miza dhe mushkonja në ditë. Nëse do të kishim fatin të strehonim një fole të kësaj specie në mjedisin tonë familjar, çifti i tyre mund të vrasë rreth 1700 miza dhe mushkonja në ditë. Nuk ka insekticid më efektiv dhe ekologjik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here