Gjumi është një aspekt kaq normal i jetës, saqë duket si marrëzi edhe të flasësh për të! Mund të jetë një nga aspektet më të nënvlerësuara të përditshmërisë. Por për ata që kanë probleme të përsëritura me gjumin, gjumi i mjaftueshëm mund të jetë një sfidë e vërtetë dhe të ndikojë në gjithçka tjetër në jetë.
Dita Botërore e Gjumit synon të ndihmojë ata që kanë probleme me gjumin si dhe për ndryshimin e mënyrës se si njerëzit e shohin dhe përjetojnë gjumin duke u dhënë atyre burime të vlefshme për t’i ndihmuar në jetën e tyre të përditshme.
Historia
E organizuar që nga viti 2008, Dita Botërore e Gjumit është një akt ndërgjegjësues global që kremtohet të premten para ekuinoksit pranveror të çdo viti dhe ka 155 ngjarje vjetore të mbajtura në të gjithë botën duke marrë pjesë mbi 70 vende.
Dita Botërore e Gjumit fokusohet në çështje të ndryshme që lidhen me gjumin, mjekësinë e gjumit, edukimin rreth gjumit dhe efektet sociale që mund të ketë mungesa e gjumit në jetën e përditshme. Nga të lehta në të rënda, vështirësitë e gjumit janë një problem që mund të ketë aftësinë për të rrëmbyer gjithë jetën e njerëzve nëse nuk mbahen nën kontroll.
Sipas Shoqatës Amerikane të Gjumit, mbi 50 deri në 70 milionë njerëz kanë një lloj çrregullimi të gjumit, mbi 25 milionë kanë apnea dhe problemi më i zakonshëm i raportuar i gjumit është pagjumësia (paaftësia për të fjetur fare ose për një natë të plotë).