Kush ishte Mehmet Ali Pasha…

Më 4 mars 1769 në Kavalla, në perandorinë osmane të atëhershme, qytet i cili ndodhet sot në Greqi, lindi Mehmet Ali Pasha, djali i dy prindërve shqiptarë Ibrahim Agës dhe Zejnepe hanëmes.

Diplomatëve evropianë Mehmet Ali Pasha shpesh u thoshte se “ishte lindur në një fshat shqiptar”.
Njohur botërisht si themeluesi i shtetit modern Egjiptian ai kontribuoi në zhvillimin e ekonomisë, kulturës dhe sigurisht fuqizimin e ushtrisë së saj.

Duke qenë një komandant i fuqishëm dhe i pushtetshëm në Perandorinë Osmane, ai arriti të shtrijë sundimin e tij në Egjipt dhe Sudan (17 maj 1805 – 2 mars 1848) duke bërë histori edhe si një figurë me rëndësi madhore në Ako, Gaza, Jeruzalem, Siri, Alepo, Damask, Mekë, Medinë etj.

Dinastia që Mehmet Ali Pasha themeloi do të sundonte Egjiptin deri në revolucionin e vitit 1952, kur mbreti Faruk u rrëzua nga Lëvizja e Oficerëve të Lirë të udhëhequr nga Mohamed Naguib dhe Gamal Abdel Nasser, duke krijuar kështu Republikën e Egjiptit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here