Gjendet “ndihmues” seksual 16 cm

Një objekt prej druri i gjetur në një fortesë romake në Murin e Hadrianit në Britani dhe që fillimisht mendohej të ishte një mjet qepës mund të ketë qenë një lodër seksi e shekullit II.

Ekspertët thonë se objekti, i gjetur në zonën Vindolanda, mund të jetë shembulli më i hershëm i një fallusi prej druri të gjetur në ish perandorinë romake.
Shkencëtarët theksojnë se nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të ketë qenë simbol i fatit apo mjet për bluarjen e përbërësve të ndryshëm. Fillimisht u mendua se ishte një mjet qepës pasi u gjetën me dhjetëra këpucë aty afër.

Megjithatë, ekspertët nga Universiteti i Newcastle dhe Kolegji Universitar i Dublinit thonë se tani besojnë se objekti, i cili ka gjatësi rreth 16 cm, mund të ketë pasur një përdorim shumë më… personal.
“Shumë i lëmuar në të dy skajet për shkak të… përdorimit”

Kur e analizuan, zbuluan se të dy skajet e objektit ishin dukshëm më të lëmuara, gjë që tregonte përdorim të përsëritur me kalimin e kohës.

Dr Rob Collins, lektor i lartë i arkeologjisë në Universitetin e Newcastle, tha: “Ne e dimë se romakët dhe grekët e lashtë përdornin mjete seksi – ky objekt nga Vidolanda mund të jetë një shembull i tillë.”

Arkeologët thanë se një mundësi tjetër ishte që objekti të përdorej si shtypës për të bluar përbërësit për kozmetikë ose ilaçe dhe forma e tij mund të mendohej se shtonte vetitë magjike.

Barbara Birley, kuratore në Vindolanda Trust, ku objekti është ekspozuar tani, tha: “Falusi prej druri mund të jetë aktualisht unik në mbijetesën e tij nga koha, por nuk ka gjasa të ketë qenë i vetmi i këtij lloji i përdorur.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here