PËRKUJTIMORE- 752 Vjetori i Mbretërisë së Arbërisë

Më 21 Shkurt 1272 themelohet Mbretëria e Arbërisë nga Karli i Anzhuinëve në territoret shqiptare që ai pushtoi nga Perandoria Bizantine në 1271, me ndihmën e fisnikërisë vendase shqiptare.

Mbretëria shtrihej nga Dyrrhachium, (Durrësi) dhe përgjatë bregdetit deri në Buthrotum (Butrinti).

Një përpjekje e madhe për të avancuar më tej në drejtim të Kostandinopojës dështoi në Rrethimin e Beratit (1280–1281).

Së shpejti pasoi një kundërsulmim bizantin, që i dëboi Anzhuinët dhe në vitin 1281 Mbretëria u mpak në një zonë të vogël rreth Durrësit.

Në vitin 1368 qyteti u pushtua nga Karl Thopia dhe më 1392, djali i i tij ia dorëzoi qytetin Republikës së Venedikut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here