5000 vjet gjuhë shqipe. Tashmë e pranuar. Krejtësisht më vete, krejtësisht e pandërprerë. E vetmja që flitet edhe sot si në kohërat e gjuhëve të tjera të vdekura. Shqipja përbën izolimin më të gjatë të gjuhës së folur vazhdimisht në grupin e gjuhëve indoevropiane me një vazhdimësi gati 5000 vjeçare. Bazuar në 13 110 artikuj për protogjuhët e nëngrupeve Indoeuropiane (protogjermanike, protosllave, etj.) ose gjuhët e lashta të nëngrupeve përkatëse (hitishte, greqishte e vjetër. , etj.), një studim ndërkombëtar gjuhësor ka arritur në përfundimin se ndarja më e lashtë gjuhësore në familjen indoeuropiane ka qenë katër degë:
3357–2162 p.e.s.: (1) greko-armenisht, (2) shqip, (3) italo-gjermano-keltik, (4) balto-sllavo-indo-iranian.
Kjo ndarje mbetet për ballafaqim me degëzimet e brendshme Indoeuropiane të shprehura më parë nga indoeuropianistët.
Presim si do duken interpretimet si huazime vetëm të shqipes nga gjuhët e tjera që mund të mos kenë qenë fare në kohën e pretenduar!!!!!