17 Shkurt 2008 Kosova shpallet shtet i pavarur.
Pas përpjekjeve qindrave vjeçare dhe luftës çlirimtare e cila përfundoi me çlirimin e Kosovës në qershorit të vitit 1999 vjen në histori data 17 Shkurt 2008 ku në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës deputët miratuan deklaratën e pavarësisë.
Shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian njohën Kosovën, por disa vende përveç Serbisë, ende vazhdojnë të mos e njohin, si Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.
Nga ana tjetër, Kosova ka aspirata për anëtarësim në strukturat euro-atalantke.
Në vitin 2022, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Everopës dhe ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE.
Ndërsa, që pritet që fillim të vitit 2024 të marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka nënshkruar marrëveshje kontraktuale me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
17 shkurti i 2008-ës, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e vendit.
Pas shumë negociatave të cilat nuk dhanë rezultate në vitin 2007-të i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd.
Ai propozoi një plan gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, duke rekomanduar pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën, me prani civile e ushtarake ndërkombëtare. Prishtina e pranoi, ndërkaq Beogradi e refuzoi këtë plan. Si konsensus ndërkombëtar, procesi negociues fitoi edhe katër muaj kohë për një zgjidhje kompromisi, nën ndërmjetësimin e Treshes, SHBA-të, BE-ja dhe Rusia. Por, as kësaj radhe nuk u arrit marrëveshja.
Kosova kërkon pavarësi, kurse Serbia ofron autonomi. Përpjekjet ndërkombëtare nuk rezultojnë as me zëvendësimin e Rezolutës 1244 për t’i hapur rrugën pavarësisë së Kosovës përmes Kombeve të Bashkuara, për shkak se Rusia kërcënoi me veto në Këshillin e Sigurimit. Por, pas një interpretimi nga ekspertët evropianë, doli se Rezoluta 1244 ka bazë juridike për shpalljen e pavarësisë dhe largimin e misionit të Kombeve të Bashkuara dhe vendosjen e një misioni civil të Bashkimit Evropian.
Në një ditë të shënuar, pra si sot 15 vjet më parë Kosova më 17 shkurt 2008 shpallet shtet i pavarur.