Dy nga tre studentë në Jug kanë aftesi të pamjaftueshme për t’u përballur me botën e punës ose të studimeve universitare! Kjo është një emergjencë e madhe, nga e cila varet e ardhmja e Italisë, shprehen studiuesit. Vetë “çështja e jugut” nuk mund të zgjidhet nëse nuk zgjidhet “problemi i shkollës”. Në fakt, ku ka “varfëri ekonomike”, do të ketë “varfëri arsimore”; kjo e fundit ushqen të parën, e para ushqen tjetrën.
Shkolla italiane, veçanërisht ajo e Jugut, aktualisht po përjeton një krizë identiteti dhe rezultatesh, të cilat dekurajojnë edhe mësuesit dhe drejtuesit më të mirë të shkollave, më të motivuarit dhe më të angazhuarit. Pamja e siguruar nga testet e standardizuara Invalsi dhe ato ndërkombëtare propozon një vend të ndarë në dysh, me disa zona, mbi të gjitha në veri-lindje, të cilat janë në të njëjtin nivel me shkollat më të mira evropiane dhe me zona të tjera, veçanërisht në jug, te cilat paraqesin rezultate në përputhje me Greqinë dhe Turqinë.
“Sondazhet e Invalsi 2021 tregojnë se rreth 70% e të diplomuarve në Kampania, Pulia, Kalabria dhe Siçilia nuk e kalojnë nivelin 2, nivelin minimal për të kuptuar një tekst, për të kryer arsyetim logjik, për të kuptuar disa elementë, të gjuhës angleze. Edhe para Covid-19, përqindja në rajonet jugore ishte 60%.”