Si sot ndodhi Bashkimi i Principatave Rumune, cila është lidhja me Himnin Shqiptar?…

Në një ditë si sot më 5 Shkurt të vitit 1859 ndodh bashkimi i Principatës së Moldavisë dhe Principatës së Vllahisë duke u emërtuar Principatat e Bashkuara Rumune, që ishte thelbi i shtetit kombëtar rumun. Për këtë ngjarje poeti Andrei Barseanu shkroi poemën “Pe-al nostru steag e scris Unire” që në shqip përkthehet “Bashkimi është shkruar në flamurin tonë”. Kompozitori Ciprian Porumbescu shkroi muzikën i frymëzuar nga këto vargje më 1880 duke zyrtarizuar kështu Himnin e Principatave të Bashkuara.

Kjo muzikë dhe ky tekst i përshtatur në shqip nga Asdreni sot shërbejnë si Himni Kombëtar i Shqipërisë.

Më Qershor 1940 Mbreti Karl II i Rumanisë e përdor si Himnin e Partisë së Kombit gjatë regjimit të tij autoritar.

Në vitin 1975, pas një konkursi kombëtar për një himn të ri, Nicolae Ceaușescu e bëri këtë këngë himnin kombëtar të Republikës Socialiste të Rumanisë me tekst të modifikuar nga Partia Komuniste Rumune (PCR) për t’iu referuar komunizmit dhe titulli u ndryshua në “E scris pe tricolor Unire “. Megjithatë, duke qenë se Shqipëria e përdorte këtë Himn që nga viti 1912,  teksti u përshtat më 1977.

E njëjta këngë përdoret nga Dukati i Mastriht në Hollandë si Himni i tyre zyrtar.

Teksti si më poshtë në origjinal: 

Pe-al nostru steag e scris unire,

Unire-n cuget și simțiri

Și sub măreața lui umbrire

Vom înfrunta orice loviri

Acel ce-n luptă grea se teme

El însuși e rătăcitor,

Iar noi uniți în orice vreme

Am fost, vom fi învingători.

Am înarmat a noastră mână

Ca să păzim un scump pământ,

Dreptatea e a lui stăpână,

Iar domn e adevărul sfânt.

Și-n cartea veșniciei scrie

Că țări și neamuri vor pieri,

Dar mândra noastră Românie

Etern, etern va înflori.

Dhe përkthimi në Shqip:

Në flamurin tonë është shkruar Bashkim

Bashkuar në mendime dhe ndjenja

Dhe nën hijen e tij të madhe

Do të përballemi me çdo goditje.

Ai që në një betejë të ashpër ka frikë

Ai vetë është i humbur,

Por ne, të bashkuar në çdo kohë

Ne ishim dhe do të jemi fitimtarë

Armatosëm dorën

Për të ruajtur një tokë të çmuar

Drejtësia është zotëria e saj

Dhe zoti i tij është e vërteta e shenjtë

Dhe në librin e përjetësisë është shkruar

Se vendet dhe popujt do të zhduken

Por Rumania jonë krenare

Përgjithmonë, përgjithmonë do të lulëzojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here