Në vitin 2022, numri i gazetarëve të vrarë në mbarë botën u rrit për 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar, sipas një raporti të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
Raporti thotë se të paktën 67 punonjës të mediave u vranë në mbarë botën në vitin 2022, duke shënuar numrin më të lartë që nga 2018.
Më shumë se gjysma e gazetarëve që humbën jetën janë vetëm në tri vende: Ukraina, me 15 gazetarë të vrarë, Meksika me 13 dhe Haiti me 7.
CPJ konfirmon se 41 nga 67 gazetarët u vranë “drejtpërdrejtë në punën e tyre” dhe se po heton motivet për 26 vrasjet e tjera.
“Gazetarët që mbulojnë luftën në Ukrainë përballen me rrezik të madh. Anëtarët e shtypit plagosen shpesh nga bombardimet gjatë mbulimit të konfliktit dhe disa raportojnë se ata janë shënjestruar nga forcat ruse”, raporton CPJ.