Shpallet Shenjtor i Orthodhoksisë biri i Delvinës Murgu i Malit Athos

Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike vendosi të regjistrojë murgun Gerasimos Mikrayannanitis në Agiologun e Kishës Ortodokse, duke e vendosur atë të kremtohet më 7 dhjetor.                                                                                                                              Murgu Gerasimos Mikrayannanitis, i cili lindi më 5 shtator 1905 dhe vdiq më 7 dhjetor 1991. Shenjtori i ri i Kishës Ortodokse lindi në Dhrovjan, në provincën e Delvinës në Epir. Shkronjat e para i mësoi në shkollën fillore të vendlindjes. Ai ishte një himnograf që jetoi në malin Athos. Vepra e tij e pasur himnografike numërohet në më shumë se 2000 shërbime të shenjta, ndërsa u nderua me medalje argjendi nga Akademia e Athinës më 28 dhjetor 1968. Shenjti i dytë pas Nënë Terezës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here