Kryeministrja Giorgia Meloni u takua sot me kryeministrin e Japonisë Kishida.
“Kemi pasur një bisedë të gjatë duke filluar nga marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Italisë dhe Japonisë të cilat kanë një shkëmbim prej 12 miliardë euro në vit. Programi synon zhvillimin e një automjeti të gjeneratës së gjashtë në fushën civile dhe kërkimore shkencore dhe rame dakord për të ngritur marrëdhëniet tona në rangun e partneritetit strategjik, një hap i rëndësishëm dhe një forcim i kontakteve tona me hapjen e mundësive të reja”, u shpreh kryeministrja Giorgia Meloni në fund të takimit me kryeministrin e Japonisë Kishida.