Marka e njohur zvicerane e Orës nxjerr modelin luksoz me Skënderbeun

Një nga orëndreqësit më të njohur në botë, Franck Muller, ka nxjerrë në shitje një model të veçantë ore luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ora ka ngjyrat kuqezi të flamurit kombëtar shqiptar, ndërsa busti i Skënderbeut është gdhendur me ar në fushën e saj.

“Vanguard Racing Skenderbeu” Limited Edition quhet modeli me një fushë të kuqe të ndezur me të famshmin Gjergj Kastrioti në qendër, i njohur më mirë si Skenderbeu, një hero shqiptar i shekullit të 15-të, i konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane. ”, shkruan kompania e njohur e orëve me seli në Gjenevë të Zvicrës.

Ende nuk dihet se cili është çmimi i kësaj ore, por duke pasur parasysh se modelet e thjeshta variojnë nga 5 mijë deri në 7500 euro, një model i kufizuar si ky Skënderbeu mund të kalojë 10 mijë euro.

Në njoftimin e Muller thuhet se ky është një edicion i kufizuar dhe aktualisht janë prodhuar 25 copë në çelik inox dhe 50 copë në titan të zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here