“Tirona” fiton Derbin

Tirana mposhti Partizanin mbrëmjen e sotme duke u shpallur kështu kampione e Shqipërisë.

Bardheblutë mundën me përmbysje 2-1 rivalët e përjetshëm të Partizanit,  në “Elbasan Arena”.

Ky pritet të jetë titulli i 29-të për Tiranën, që feston të dytin kampionat në tre vitet e fundit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka shprehet: “Dua t’i shpreh urimet më të mira KF Tirana për titullin e 29-të kampion. Sot është një ditë e merituar feste për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët. Një rrugëtim plot emocione në një kampionat me të vërtetë të bukur ku ende shumë enigma janë për t’u zbardhur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here