Farmacitë me pakicë në SHBA mund të shpërndajnë pilulën e abortit “mifepristone” për herë të parë, sipas një ndryshimi të rregullit të ri nga administrata Biden.
Pacientët aktualisht e marrin atë me rekomandim nga doktori.Një recetë kërkohet ende sipas rregullit të ri, por pacientët tani mund ta marrin pilulën në dyqan ose me porosi me postë.
Ky veprim mund të zgjerojë ndjeshëm aksesin ndaj abortit përmes mjekimit.
Departamenti i Drejtësisë i hapi gjithashtu rrugën Shërbimit Postar të SHBA-së për të vazhduar shpërndarjen e ilaçeve për abortin me recetë.
Më shumë se gjysma e aborteve në SHBA bëhen tashmë me pilula dhe jo me operacion, sipas Institutit pro-zgjedhjes Guttmacher.