Svetlana Timofeeva gjatë një seance në Gjykatën e Apelit në Durrës.
Një blogere e çuditshme ruse apo një agjente e rrezikshme? Miqtë e Svetlana Timofeeva dhe avokatët po pyesin pse ajo është mbajtur për gjashtë muaj në izolim në paraburgim në Shqipëri dhe ende nuk ka asnjë perspektivë të përballet në gjykatë.
Svetlana Timofeeva ka një histori interesante pasi ajo udhëtonte në shoqërinë e “fotografëve”.
Shtetësja ruse e njohur edhe si Lana Sator ka pasur një rast të ngjashëm me uzinën e armëve në Gramsh edhe në Egjipt, ku një nga “fotografët” me të cilët udhëtonte, është shpëtuar vetëm me ndërhyrjen e Ministrisë së jashtme ruse.