Që në Tiranë respekti për njëri-tjetrin sa vjen e po bie, e rregullat po nënçmohen, kjo po duhet çdo ditë, por një aksident i ndodhur ditën e sotme ka tronditur gjithë Tiranën. Një çift i ri me fëmijën në karrocë, është përplasur gati për vdekje, tek Rruga e Kavajës, duke kaluar në vija të bardha. Autori është larguar duke lënë makinën e aksidentuar atje, ndërkohë, çifti me fëmijën ndodhen në spital në gjendje të rëndë.