Amber Heard ndodhet në Spanjë, por jo për pushime, por për t’i shpëtuar Hollywood-it. Pas përfundimit të çështjes Johnny Depp, aktorja nuk ka qenë as aktive në rrjetet sociale.
Megjithatë, Heard ka udhëtuar përtej Atlantikut për në vendin evropian. Ajo është atje me vajzën e saj Oonagh dhe të dashurën e saj të supozuar Bianca Butti. Raportimet sugjeruan se ajo po kalon një kohë me vajzën e saj dhe vendasit duket se e pëlqejnë atë. Megjithatë, përdoruesit e rrjetit e kritikuan atë për pushime, ndërsa nuk kishte para për t’i paguar Depp-it dëmet që i detyrohej.
Të gjithë e dimë se ajo ka marrë urrejtje të pamasë nga fansat e Johnny Depp. Thuhet gjithashtu se miqtë e saj si Margot Robbie, Cara Delevingne, Kristen Stewart dhe të tjerë e kanë braktisur atë.
Duke u zhvendosur në Spanjë, ajo shpreson të rikrijojë veten, të lërë prapa problemet e saj me paratë dhe të jetojë rishtas me vajzën e saj.”
“Ajo mund ta shohë veten duke jetuar në Spanjë, ku askush nuk e akuzon se është një gënjeshtare mashtruese, por ajo nuk do të shpëtojë duke u përpjekur të ikë nga drejtësia”, shtoi burimi. Megjithatë, këto janë vetëm thashetheme. Ndërkohë, më parë u zbulua se Amber përdorte një pseudonim për të marrë me qira vilën në Spanjë.
Sipas raportimeve, Amber Heard ka marrë me qira një shtëpi që është në pronësi të një politikani të liruar së fundmi nga burgu dhe jeton nën emrin Martha Jane Cannary.