Kryeministri Grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur sot me helikopter në Himarë ku pritet të zhvillojë takime me minoritarët grekë në Finiq dhe Dropull.
E ka nisur takimin me përfaqësuesit e minoritetit grek në Himarë ku është shprehur se, nëse respektohen të drejtat e tyre të plota, Athina mbështet integrimin e Shqipërisë në BE dhe ka mbajtur fjalën e tij para përfaqësuesve të minoritetit grek në Himarë, ku ka dhënë garancinë se do të zgjidhë të gjithë problematikat që kanë. Po ashtu u shpreh se minoriteti grek përbën urë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Vizitën në Shqipëri e cilëson si një moment të rëndësishëm dhe nder të vecantë pasi është kryeministri i parë grek që viziton Himarën. Mitsotakis ka theksuar se Greqia është dhe do të mbetet mbështetës i përhershëm i minoritetit grek për të gjitha kërkesat e tyre.
Mitsotakis mbërriti në Himarë rreth orës 09:30 të mëngjesit të së enjtes. Sipas axhendës, do të ketë takime me qytetarët e minoritetit grek në këto zona si dhe vizita në shkollë dhe në kishën e fshatit. Në disa prej këtyre takimeve Mitsotakis pritet të shoqërohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Mitsotakis e kishte planifikuar këtë vizitë që në datën 6 dhjetor, atëherë kur u mbajt edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor, por vizita u anulua. Ajo që u bë publike përmes një njoftimi të ambasadës greke ishte se vizita u shty për shkak të kushteve atmosferike.