Unë jam një ish-punëtor.
Atë punë duhej të vazhdoja të bëja.
Aty duhej të qëndroja:
në lagje me muratorët.
Atëherë të paktën
askush nuk më kishte kërkuar
të bëhem i shndritshëm,
të jem në modë për të fituar personalitet.
Unë nuk jam i pashëm
dhe as unë nuk kam qenë kurrë.
Unë kam një fytyrë të zakonshme, ndoshta edhe pak fshatareske.
Unë nuk jam trim.
Unë preferoj të bëj mbrapa
përpara pengesave dhe
vendimet lejoj t’i marrin të tjerët.
Unë jam më shumë se dembel
Më tepër jam një njeri i mbyllur.
Unë dua të argëtohem vetëm.
Unë preferoj të shoqërohem
me njerëzit që njoh.
Janë më të përshtatshëm.
Unë i njoh ata si do sillen.
Nuk dua të takoj askënd:
është e lodhshme,
gjithmonë del një problem.
Preferoj ta lë rastin të humbasë.
Marcello Mastroianni
Si sot më 1996 u nda nga kjo jetë…