A duhet të bllokohen kalimet kryesore në Tiranë se “një pallat” bën punime? (Video)

Video mbërrin në Redaksinë tonë, e filmuar pas Postës nr.8 në zonën e Tiranë së re. Duket qartë se kalimi është i bllokuar edhe për makina, edhe për këmbësorë nga shirita dhe tela. Por pse? Sepse siç duket, një nga pallatet ekzistuese po kryen punime. Nga eksperienca e vendeve të tjera, por bazuar edhe në ligjet tona, nuk mund të bllokohet një aks kryesor, kur kryhen punime nga një kompani private. Pallati mbulohet gjithnjë me skela të sigurisë së lartë, që bëjnë të mundur kalimin, edhe poshtë tyre. Në rastin kokret, poshtë pallatit ndodhet edhe një kafene, kujt po i mbrohet jeta atëherë?

Po hasemi shpesh në Tiranë me bllokim të rrugëve qoftë kryesore, qoftë dytësore pa u lajmëruar, duke shkaktuar kaos në kryeqytet. Gjykojeni vetë nga pamjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here