Lajme të mira për komunitetin shqiptar në Puglia: Fluturimi i ri “low cost” Brindisi – Tiranë

Përsëri forcohen marrëdhëniet mes rajonit të Puglias dhe Shqipërisë, ku si urë lidhëse kësaj rradhe shërben linja e re e fluturimeve të Wizz Air, Brindisi-Tirana. Duke filluar nga data 3 korrik 2023, tre herë në javë (e hënë, e mërkurë dhe e premte) aeroporti Salento do të ketë lidhje direkte me Shqipërinë. Biletat janë në shitje nga sot në faqen e internetit www.wizzair.com

“Lidhja nga Brindizi me Tiranën – deklaroi Presidenti i Aeroporti di Puglia, Antonio Maria Vasile – konsolidon marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera mes Pulias dhe Shqipërisë. Marrëdhënie që janë ndërtuar me kalimin e kohës, jo vetëm mes shteteve, por edhe mes popujve, nëpërmjet politikave të bashkëpunimit mes dy vendeve. Me këtë fluturim të ri zvogëlohet distanca mes komunitetit shqiptar që ka një prani të madhe në Salento dhe atdheut dhe shtohen mundësitë për shkëmbim sipërmarrës midis realitetit pulian dhe atij shqiptar. Ne gjithashtu duhet të bëjmë një tranzicion të nevojshëm tek të rinjtë. Këtë vit Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe Puglia ka vënë në jetë një sërë nismash që synojnë mbështetjen e të rinjve, potencialin e tyre në botën e punës dhe shoqërimin e kryeqytetit shqiptar në këtë rrugë të rëndësishme kulturore dhe inovative. Fluturimi drejt Tiranës forcon më tej rrjetin e lidhjeve që synojnë ndërkombëtarizimin për të cilin po punojmë falë punës sinergjike me Rajonin dhe organet përkatëse. Ky fluturim është pjesë e skenarit të hartuar nga plani ynë strategjik që synon gjithnjë e më shumë t’i përgjigjet nevojave zhvillimore të trafikut turistik në hyrje”.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here