333 vite më parë, më 6 dhjetor 1689, ndërroi jetë dhe u varros Imzot Pjetër Bogdani te oborri i Faltores Arbërore në Prishtinë, sot Xhamia e Mbretit.
Pjetër Tade Bogdani, lindi në Gurin e Hasit, më 1625 dhe ndërroi jetë në Prishtinë, më 6 dhjetor 1689.
Humanist, ipeshkv (peshkop) i Shkodrës dhe arqipeshkv (kryepeshkop) i Shkupit (1677-1689). Doktoroi për Teologji dhe Filozofi në Romë.
Ndër të tjera, botoi veprën madhore “Çeta e Profetëve” (1685), ku spikatin idetë humaniste, skolastike, kozmogonike, astronomike dhe pedagogjike.
Ungji i Pjetër Bodganit, Andrea Bogdani (kryepeshkop i Shkupit), ishte autori i gramatikës shqip-latinisht.
Imzot Pjetër Bogdani mbështeti kryengritjen shqiptare kundër osmanëve. Pas shtypjes së kryengritjes nga Porta e Lartë, varri i Bogdanit te oborri i Faltores Arbërore në Prishtinë u dhunua dhe u shkatërrua nga osmanët. Eshtrat e të ndjerit u zhvarrosën dhe iu hodhën qenve në rrugët e Prishtinës.
Kombi Shqiptar sot të nderon, Imzot Pjetër Bogdani!