7 fakte të çuditshme për Angelina Jolie që nuk do i merrnit kurrë me mend

 

  1. Në gjakun e Angelinës rrjedh prejardhja e amerikanëve vendas. Ajo është gjithashtu me origjinë franceze, gjermane, sllovake, holandeze dhe kanadeze.
  2. Pasi studioi teatër për dy vjet, ajo u largua nga Instituti i Teatrit Lee Strasberg për të studiuar regji funerale dhe balsamim.
  3. Ajo kishte një obsesion me “Dr. Spock”, personazhi i serialit Star Trek, shumë i njohur gjatë viteve ’70.
  4. Angelina ka të paktën 14 tatuazhe. Midis tyre është një proverb latin “quod me nutrit me destruit” (ajo që më ushqen, më shkatërron) dhe gjithashtu shtatë koordinata gjeografike që tregojnë vendlindjen e fëmijëve të saj të birësuar me Brad Pitt.
  5. Angelina mbledh lloje të ndryshme thikash dhe gjithashtu disa libra të botimit të parë.
  6. Në fillim të viteve 90, ajo vuante nga depresioni dhe filloi të prente veten. Në një deklaratë për Allure në 2004, ajo tha: “Unë e kisha këtë problem që në fillim, kur nuk mund të krijoja lidhje me një qenie tjetër njerëzore”.
  7. Ajo ishte aktorja më e paguar në Hollywood mes viteve 2009 dhe 2011.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here