Dëmtimi i ligamentit do të mbajë Neymar-in jashtë ndeshjeve të ardhshme

Një “dëmtim i ligamentit anësor” në kyçin e këmbës së djathtë do ta mbajë Neymar jashtë fushës për dy ndeshjet e ardhshme të grupeve të Kupës së Botës. Testet instrumentale që kampioni i PSG-së iu nënshtrua pas ndrydhjes së pësuar në ndeshjen kundër Serbisë, nxorën në pah problemin e rëndë me kyçin e këmbës. Mjeku i Selecaos, Rodrigo Lasmar tha se Neymar “nuk do të jetë i disponueshëm për dy ndeshjet e ardhshme, por po punon me synimin për t’u rikuperuar për pjesën tjetër të Kupës së Botës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here