BERZH: Mbështesim bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri me programin e ri

Programi i ri i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)  u prezantua sot në Tiranë dhe përfshin hua nga BERZH dhe incentiva në formëgrantesh nga BE për bizneset e vogla në partneritet me bankat në vend.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Europian(BE) po rrisin mbështetjen për bizneset e vogla dhe të mesme nëShqipëri përmes Programit të BERZH për Konkurueshmërinë e SME-ve që ofron mundësi të reja financimi për bizneset në vend.

Ekaterina Solovova, Drejtoreshë e BERZH në Shqipëri tha: “Ndihma ndaj sektorit privat, veçanërisht për SME-të në Shqipëri që të bëhen mëkonkuruese dhe përdorimi më eficenti energjisëështë një nga prioritetet tona këtu. Ne jemi të lumtur ta zgjerojmë këtë bashkëpunim me programe të ngjashme dhe të kemi qasje në sa më shumë biznese vendase në bashkëpunim me bankat tregtare”.

SME-të përfaqësojnë 99.8 përqind të sipërmarrjeve të regjistruara në Shqipëri dhe gjenerojnë 81.9 përqind të punësimit në vend. Por krahas pozitës dominante në ekonomi ato vuajnë shpesh nga mungesa e konkurueshmërisë dhe qasja në financime.

Programi i BERZH për Mbështetjen e Konkurueshmërisë shtrihet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe synon të lehtësojë qasjen në financime për SME-të në vend. Më shumë se 850 biznese kanë përfituar nga programi rajonal deri tani. Deri më sot, BERZH ka investuar mbi 1.9 miliardë Euro në Shqipëri.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here