Kupa e Botës, ekipi Gjerman bën foto duke mbuluar gojën kundër censurave të FIFA-s

Kundër vendimit të FIFA-s për të ndaluar shiritat e ylberit ‘One love’

Të gjithë u rreshtuan në fushë për foton e ekipit, duke mbuluar me duar gojën, që do të thotë ‘na heshtën’. Gjermania përdori foton e saj tradicionale zyrtare para ndeshjes me Japoninë në shenjë proteste kundër vendimit të FIFA-s për të ndaluar shiritat e ylberit “One love”. Kombëtarja gjermane, duke bërë debutimin e saj në Kupën e Botës kundër Japonisë, kishte qenë ndër më të vendosurit në dëshirën për të mbrojtur zgjedhjen e saj në favor të të drejtave LGBTQ. Mediat gjermane kishin pyetur veten për hipotezën se Neer mund të shkonte kundër ndalimit, por portieri mban bandën e FIFA-s, ‘No Discrimination’.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here