Nga Çarshia e Shkupit, aty ku ndihet vetëm Shqip…(pamjet&historia)

Trakt.al ndodhet në një nga vendet emblemë të Shqiptarisë, sot pjesë e Shtetit të Maqedonisë së Veriut. Pamjet e mrekullueshme vijnë nga Old Bazaar, Shkup, që ndodhet në lagjen e Çarshisë së vjetër të Shkupit, poshtë kalasë së vjetër të Shkupit. Në pazar vihet re ndikimi i kulturës otomane që u përqafua rreth shek.12-të, e ndërthurur me arkitekturën Bizantine të hershme.

Shijoni Historinë e më pas pamjet që sjell redaksia!

HISTORIA

Çarshia e Vjetër e Shkupit

Çarshija e Vjetër e Shkupit është çarshija më e vjetër në Ballkan jashtë Stambollit. E pozicionuar pranë Kalasë së Shkupit,  Çarshija e Vjetër shtrihet në komunën Çair dhe është simbol i mbrojtur kombëtar. Burimet më të hershme dhe të njohura dëshmojnë ekzistimin e një lagje tregtare në territorin e çarshisë që nga shekulli i 12. Gjatë sundimit otomаn, qyteti përjeton një zhvillim të shpejtë ekonomik dhe tregtar, duke u ndërtuar 30 xhami, hane të shumta dhe monumente të ndryshme kulturore që sot përbëjnë qendrën e vetme në Republikën e Maqedonisë e cila ka ruajtur trashëgiminë multikulturore të qytetërimeve të ndryshme. Në Çarshinë e vjetër ekzistojnë gjurmë të arkitekturës paraardhëse bizantine, por dominante është arkitektura otomane, derisa rekonstruktimet e fundit dëshmojnë elemente specifike të arkitekturës moderne. Shumica e objekteve që janë përdorur për akomodim të udhëtarëve ose si hamame për përfaqësuesit politik sot janë transformuar në muze dhe galeri të artit dhe përdoren për ekspozita artistike, koncerte dhe manifestime tjera kulturore. Sidoqoftë, Çarshija e Vjetër akoma është vend i disa xhamive, tyrbeve, dy kishave dhe një sahat kullë dhe së bashku me Muzeun e Maqedonisë dhe Muzeun e Artit Modern përbëjnë bërthamën e çarshisë moderne.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here