Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri përpiquni të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja reale. Me pak fjalë, duhet të bëni pak bilancin e situatës dhe të mos e teproni. Megjithatë, në punë, një mik mund t’ju ndihmojë. Një rrjet i dendur kontaktesh mbetet gjithmonë i dobishëm.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri nuk është rasti të lini të sigurtën për të pasigurtën. Në të vërtetë, do të ishte më mirë të përmbaheshit pas asaj që keni, veçanërisht në këtë fazë. Në punë kushtojini vëmendje financave, nëse keni nevojë të merrni një paradhënie ose të kërkoni një kredi.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri nuk duhet të jeni shumë të ashpër me partnerin. Ndonjëherë duket se ju pëlqen ta ngacmoni atë. Duhet të modifikohen disa ekuilibra, marrëveshje të vështira me Gaforren dhe Peshoren. Ruani qetësinë, mos u impononi me dhunë.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri ka njëfarë nervozizmi, më mirë qëndroni larg. Në punë vonesat janë të mundshme, përpiquni të mos e humbni durimin. Një pagesë mund të mos ketë ardhur në kohë, ka vështirësi për të gjithë.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Pas mesit të muajit do të mund të gjeni një zgjidhje për disa çështje të zemrës që ju ‘ngacmojnë’. Deri atëherë është më mirë të qëndroni të kujdesshëm. Në punë po vijnë oferta interesante.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Problemet ekonomike në këtë periudhë nuk kanë munguar dhe në planin afatgjatë mund të rëndojnë lidhjet tuaja në çift. Mundohuni të korrigjoni dhe bisedoni me njëri-tjetrin. Në punë, megjithatë, ka mundësi që kërkesa juaj të pranohet
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Qielli është shumë interesant për ndjenjat, falë pamjes së mirë të Venusit dhe Marsit. Mbi lajmet që vijnë, caktoni një takim gjatë ditëve në vijim. Mund të shfaqen mundësi të shkëlqyera karriere.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Ju pëlqen të përfshiheni në situata të ndërlikuara dhe me njerëz të vështirë, pothuajse si të ishit pak sadist/e. Atëherë mos u ankoni nëse këto nuk janë si dëshironi. Në punë ndryshimet nuk do të vonojnë.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Parajsë për ndjenjat, veçanërisht nëse jeni beqar për një kohë të gjatë. Jepini përparësi njerëzve që sjellin pozitivitet, në jetën tuaj. Në punë ndihet angazhimi dhe lodhja gjithashtu. Do t’ju duhet një pushim për të rimbushur bateritë.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Nëse jeni beqar për një kohë të gjatë, më në fund duhet të ktheheni në rrugën e duhur. Emocione të preferuara, mund të takoni edhe shpirtin tuaj binjak. Nuk ke asgjë për të humbur, angazhohu më tepër.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri duhet të merrni vendime të rëndësishme. Mundohuni të kuptoni se cilat janë dëshirat tuaja të vërteta. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të largoni mendimet negative.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Një ish mund të kthehet duke trokitur në derën tuaj dhe kjo do t’ju bëjë të humbni durimin. Diskutime të mundshme, veçanërisht nëse ndërkohë keni një partner të ri që mund të bëhet xheloz.