Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është në prag të një rikthimi dramatik, pasi rezultatet e pjesshme treguan se ai ishte në rrugën e duhur për të fituar një shumicë në parlament me ndihmën e së djathtës ekstreme.
Me 84% të votave të numëruara nga zgjedhjet e përgjithshme, blloku i Netanyahut do të fitojë 65 nga 120 vende.
“Ne jemi afër një fitoreje të madhe,” u tha ai mbështetësve të ngazëllyer në Jerusalem.
Megjithatë, ai do të jetë i varur nga mbështetja e partisë ultra-nacionaliste të Sionizmit Fetar.
Udhëheqësit e saj, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, kanë fituar famë për përdorimin e retorikës anti-arabe dhe përkrahjen e dëbimit të politikanëve apo civilëve “jobesë” arabë.
Ben-Gvir ishte një ndjekës i të ndjerit, në mënyrë eksplicite raciste, ultra-nacionaliste Meir Kahane, organizata e të cilit ishte e ndaluar në Izrael dhe e cilësuar si një grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara. Vetë Ben-Gvir është dënuar për nxitje të racizmit dhe mbështetje të një organizate terroriste.
Muajin e kaluar, Ben-Gvir doli në krye të mediave kur u filmua duke nxjerrë armën pasi u shënjestrua me një gur të hedhur nga palestinezët ndërsa vizitonte një zonë me mbizotërim arabe të Jeruzalemit Lindor të pushtuar dhe duke bërë thirrje që policia të qëllonte fajtorët.
Duke folur me gazetarët të mërkurën, Ben Gvir premtoi të “punojë për të gjithë Izraelin, madje edhe ata që më urrejnë”.