Horoskopi Ditor E Premte 21 Tetor 2022

DASHI

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Pjesa më e madhe e çifteve do e lënë veten të lirë të premten dhe do dashurojnë ashtu si do e ndiejnë. Nuk do ketë debate apo zënka të kota, kështu që shfrytëzojeni sa të mundni ditën.

DEMI

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Jeta në çift nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh nga një ditë më parë. Venusi do ju gjendet pranë në çdo moment dhe do mundohet të ruajë harmoninë.

BINJAKËT

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Marrëdhënia më partnerin ka rrezik të ketë një kthesë kritike të premten. Bëni më shumë lëshime dhe toleroni nëse nuk doni ta humbni atë që keni në krah.

GAFORRJA

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Për të ruajtur harmoninë në çift duhet të bëni shumë përpjekje sot. Disa persona do mundohen të krijojnë shqetësime. Beqarët duhet të tregohen të sinqertë me personat që do takojnë. 

LUANI

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Ka rrezik që debatet me partnerin të shtohen edhe më shumë sot. Nuk do jeni të qetë dhe kjo do ju mundojë shumë.

VIRGJËRESHA

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Në cift gjërat do shkojnë më mirë së kohët e fundit. Do merrni kënaqësitë që keni pritur prej kohësh.

PESHORJA

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Dashuroheni në mënyrë pasiononte dhe ndiheni mjaft mirë pranë të dashurit të zemrës. Çdo gjë do shkojë ashtu si e kishit ëndërruar. 

AKREPI

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Në planin sentimental do keni pak nostalgji për kohët e shkuara. Flisni për këtë më partnerin dhe kujtoni cdo moment emocionues. Ai që keni në krah do jetë i gatshëm t’jua plotësojë të gjitha dëshirat.

SHIGJETARI

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ditë e shkëlqyer për ata që janë në lidhje. Më në fund do bini dakord për një temë që e diskutoni prej kohësh dhe do merrni vendime te rëndësishme.

BRICJAPI

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Partneri do tregohet shumë i kuptushëm dhe do ua plotësojë disa dëshira. Mundohuni edhe ju ndërkohë t’ia shprehni më shumë ndjenjat.

UJORI

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Ditë aspak e mirë kjo e premte për ata që janë në çift. Dikush do influencojë tek partneri dhe do i thotë atij gjëra të pavërteta në lidhje me ju.

PESHQIT

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Keni pasur zënka të forta me partnerin? Të premten do pajtoheni dhe do i shihni gjërat me pozitivitet. Në mbrëmje do keni çast të zjarrta dhe plot pasion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here