USAID, feston 30-vjetorin. Ambasadorja e SHBA-ve shfaqet shumë e lumtur krah Presidentit e Ministreve…

Një nga organizatat ndërkombëtare më me ndikim në rajon, USAID, feston sot 30-vjetorin e prezencës së tij në Shqipëri.
“Festojmë tre dekada të partneritetit dhe vizionit tonë të përbashkët të shpresës për të ardhmen! USAID-i mblodhi partnerë nga i gjithë vendi për të festuar 30 vjetorin e USAID-it në Shqipëri dhe zhvillimin tonë së bashku. Qoftë duke mbështetur turizmin e qëndrueshëm apo agrobizneset me qasje në financa, puna e USAID-it ka sjellë ndryshim në jetën e partnerëve tanë, familjeve të tyre dhe komuniteteve në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë mbi themelet e forta të këtyre 30 viteve të fundit, partneriteti SHBA-Shqipëri do të vazhdojë të forcohet çdo vit, krah për krah.”, shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës Amerikane.
Ndërkohë Ambasadorja Yuri Kim është shfaqur mjaft e kënaqur, krahas Presidentit dhe Ministreve të Kabinetit Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here