Disa dronë kamikaze kanë shpërthyer në lagjen Shevchenkiv. Kështu deklaroi shefi i kabinetit të presidencës ukrainase, Andriï Iermak. Sirenat kundërajrore ranë pak para shpërthimeve. Një javë më parë, filloi ofensiva e Moskës në kryeqytetin ukrainas dhe qytete të tjera në vend, duke vrarë të paktën 19 persona dhe plagosur 105 dhe duke shkaktuar protesta ndërkombëtare.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i lartë presidencial ukrainas, tha se një “familje e re” u vra në një sulm me dron në një ndërtesë banimi në Kiev këtë mëngjes. “Bohdan dhe Victoria, 34 vjeç, u gjetën të vdekur. Thuhet se ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë pas disa muajsh”, ka shkruar zyrtari ukrainas në Twitter, sipas Guardian.