Historia e Çirçes, perëndesha e magjisë në mitologjinë greke

Çirçe është një personazh kompleks brenda mitologjisë greke. Ajo ishte Perëndeshë e magjisë, që edhe sot vazhdon të jetë një nga hyjnitë më magjepsëse dhe vdekjeprurëse të panteonit grek, pavarësisht se luan një rol të vogël në shumë legjenda të antikitetit.

Gjenealogjia në mitologjinë greke

Në shumicën e teksteve, Çirçe përshkruhet si vajza e Helios,  Diellit dhe Persias Oqeanides. Në mitologjinë greke, Çirçe ka disa vëllezër e motra, duke përfshirë Pasiphae, që u martua me mbretin Minos dhe lindi Minotaurin e famshëm, i njohur si rojtari i Gjethit të Artë, që thuhej se ishte vëllai i saj. Megjithatë, disa tekste të lashta sugjerojnë se ajo ishte në të vërtetë vajza e perëndeshës së fuqishme Hecate.

Çirçe është shfaqur në shumë nga tekstet më të famshme greke të lashta gjatë historisë, si Odisea e Homerit, Teogonia e Hesiodit, Përshkrimi i Greqisë nga Pausanias, Gjeografia nga Straboni dhe Biblioteka e Historisë nga Diodorus Siculus. Ajo u përmend gjithashtu nga shkrimtarë të famshëm romakë si Virgjili, Ciceroni, Ovidi, Hyginus, Valerius Flaccus, Statius dhe Propertius.

Edhe pse një personazh i vogël brenda mitologjisë greke, perëndesha Çirçe ka frymëzuar magjepsje gjatë gjithë shekujve.

Patrone e shtrigave dhe magjistareve të mitologjisë greke

 

Magjia e Circes

Që nga zanafilla njerëzit kanë kërkuar zgjidhje përmes praktikave magjike. Prandaj, Çirçe  u bë një nga gratë më tërheqëse në Greqinë e lashtë dhe mbrojtëse për shtrigat me personalitetin dhe atributet e saj në mitologjinë greke të cilat përfshijnë të gjitha idetë kryesore që lidhen me magjinë.

Perëndesha Çirçe ishte e famshme për njohuritë e saj të gjera të barnave magjike si një specialiste që dinte t’i përdorte ato për magji dhe shërim, madje ajo krijoi shumë receta për t’u përdorur në ritualet magjike. Prandaj, Çirçe shpesh shihet me një shkop në veprat e artit.

Çirçe ishte një magjistare hakmarrëse dhe mitet e Greqisë së lashtë janë të mbushura me tregime të fuqive dhe mënyrave të saj dinake. Në një nga tregimet, Çirçe bie në dashuri me Glaukus. Fatkeqësisht, Çirçe nuk pati kurrë shumë fat kur bëhej fjalë për dashurinë dhe, siç do të përsëritej historia e saj, dashuria e saj nuk u shpërblye pasi Glaukus ishte i dashuruar me Scylla nimfën.

Atëherë Çirçe në një sulm xhelozie helmoi ujin ku Scylla do të lahej, duke e shndërruar nimfën në një përbindësh të tmerrshëm, me koka qensh që i rriteshin nga beli.

Ky përbindësh do të shfaqej më vonë tek Odisea ku Scylla gllabëroi gjashtë marinarë.

Në mitologjinë greke, një nga tiparet e saj më të paharrueshme ishte aftësia e saj për t’i shndërruar armiqtë e saj në kafshë. Në veprat e artit ajo shfaqet duke e bërë këtë me ndihmën e një shkopi magjik.

Kjo rrëfehet edhe në legjendën tragjike romake të Picus. Mbreti i Laciumit dhe bashkëshorti i dashur i një nimfe të njohur si Canens, Picus u shndërrua në qukapik kur refuzoi Çirçen për hir të gruas së tij.

Rrëfenja më e njohur për Çirçen në mitologjinë greke pasqyrohet tek Odisea e Homerit, ku përshkruhet me flokë të thurura, të folur njerëzore,fuqi të çuditshme dhe gjatë gjithë kohës e rrethuar nga ujqër dhe luanë të zbutur.

Heroinë e shkencës dhe letërsisë

Historitë nga literatura e lashtë i magjepsën aq shumë shkencëtarët saqë filluan të kërkonin shpjegime shkencore për barishtet që përdorte kundër armiqve të saj. Botanistët e shekullit të 16-të si enzimologu William Jencks pas kërkimeve përfundoi në një reagim enzimatik të quajtur “Efekti i Circes”. Ndërsa Botanisti Carl Linnaeus emëroi një gjini të molusqeve të Venusit sipas perëndeshës greke, kurse astronomi francez Jean Chacornac e quajti asteroidin e errët Çirçe 34.

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here