Sassi di Mattera, tashmë një “qytet social”

Rikrijimi i frymës arkitektonike dhe sociale të lagjes antike: ky është qëllimi mbi të cilin u bazua ndërtimi i kompleksit “Strehim social – Qyteti i Sassi”. Një strukturë rreth 13 mijë metra katrorë, me 115 apartamente, me përdorimin e teknologjive të gjeneratës së fundit. Në zonën e San Franceskos, në zonën jugore të qytetit që në vitin 2019 ishte Kryeqyteti i Kulturës Evropiane, lindi një lagje e re me hapësira të gjelbra  “kushtuar për familjet e mëdha, të moshuarit dhe studentët e rinj”.

Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojave për energji, të cilat do të plotësohen nga energjia e prodhuar nga panelet fotovoltaike. Dhe më pas, për të përmirësuar mikroklimën dhe për të ruajtur biodiversitetin, u mbollën 115 pemë frutore, një për çdo familje banuese. 115 familjet kanë filluar tashmë të formojnë një komunitet të vërtetë: një lagje të mirëfilltë, me shtigje këmbësore të arritshme për këdo, me kënd lojërash dhe me një kopshte.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here