Një krizë e re duket se po shfaqet në Itali, që është ajo në sektorin e Hotelerisë, ku flamurtar është Rajoni i Puglias. Kriza duket se nisi me mbylljen e një rrjeti të madh hotelesh në Gallipoli. Mbyllja mendohet të jetë për shkak të kostove të larta të energjisë.
Ekspertët janë të bindur se së shpejti, një efekt domino do të shkaktohet me mbylljen e aktiviteteve të akomodimit. “Ndërsa hotelet sezonale mund të parashikojnë mbyllje për shkak të kostove të energjisë që po eliminojnë fitimet këtë verë, ata që punojnë në qytete, hotele biznesi, të cilët nuk kanë 80-90% maksimum frekuentimi në korrik dhe gusht, por me 60% dhe që zakonisht janë funksionale edhe gjatë muajve të dimrit, shumë shpejt nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të mbyllen. Dhe, për fat të keq, pushojnë punonjësit e tyre të punësuar për një periudhë të pacaktuar. Nuk mund të bëjmë ndryshe. Dhe pastaj? A e kuptojmë se në këtë mënyrë do të ndjekim një fantazmë?