A e dini se një gocë deti e pa plagosur nuk prodhon perla?
Perlat janë një plagë e shëruar.
Perlat janë një produkt i dhimbjes, rezultat i një lënde të huaj ose të padëshiruar që hyn në një gocë deti, si një parazit ose një kokërr rërë.
Pjesa e brendshme e guaskës te një gocë deti është një substancë me shkëlqim që quhet nacar. Kur futet një kokërr rërë, qelizat nacar fillojnë punë dhe mbulojnë kokrrën e rërës me shtresa e më shumë shtresa për të mbrojtur trupin e pambrojtur nga goca e detit.
Si rezultat, formohet një perlë apo margaritar i bukur!
Një gocë deti që nuk është plagosur, në asnjë mënyrë, nuk prodhon perla, sepse një perlë është një plagë e shëruar.