Dita Ndërkombëtare e Aksesit Universal në Informacion

Organizata e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka shpallur 28 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Qasjes Universale në Informacion.

Edicioni i vitit 2022 do të jetë një mundësi për të diskutuar mbi qeverisjen elektronike dhe inteligjencën artificiale me synimin për të garantuar të drejtën për qasje në informacion. Qasja universale në informacion do të thotë që secili ka të drejtë të kërkojë, të marrë dhe të japë informacion gjithëpërfshirës.

Tema e Konferencës Globale për Aksesin Universal në Informacion në vitin 2022 është “Inteligjenca Artificiale, E-Qeverisja dhe Qasja në Informacion”. Kjo konferencë do të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit. Ajo do të përfshijë një tryezë të rrumbullakët ndërministrore mbi Aksesin në Informacion dhe Inteligjencën Artificiale me ekspertë ndërkombëtarë.

Qasja në informacion është thelbësore për marrjen e vendimeve të informuara. Edhe nëse ka të bëjë me atë qeveri që do të dëshironit t’ju përfaqësonte por edhe që të keni njohuri se kush ju qeveris. Qasja në informacion është e nevojshme për zhvillimet në të gjitha frontet. Dita Ndërkombëtare për Akses Universal në Informacion mbështet gjithashtu idenë e ruajtjes së të drejtave të njeriut. Për më tepër, ajo rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e lirisë së informacionit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here