Berisha mbi financimin rus: “Asnjë qindarkë s’ka hyrë e dalë në PD”

Në konferencën e përjavshme për mediat të Partisë Demokratike, i pyetur mbi financimin rus Sali Berisha u shpreh se asnjë qindarkë nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë në PD, dhe se kjo është një çorbë e gatuar nga Rama dhe Basha.

“Asnjë qindarkë nuk ka hyrë dhe nuk ka dalë në Partinë Demokratike. Kjo është një çorbë e gatuar nga Rama dhe nga Basha, ku merret vetëm Prokuroria e Ramës.”

Përsa i përket privatizimit të ish-Kompleksit Partizani ai u shpreh se SPAK duhet të hetojë çdo gjë të firmosur prej tij nga 1991 dhe deri më sot, dhe se në 15 muaj asnjë fakt nuk ka dalë për të dhe fëmijët e tij.

Ndërsa mbi të ardhmen e Partisë Demokratike ai u shpreh:

“Do të bëjmë gjithcka qe kjo të jetë një vjeshtë protestash, revoltash , grevash dhe mosbindjeje civile.

Protestat dhe revoltat janë cështje agjende dhe kohe.”

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here