Në funeral marrin pjesë edhe princat George dhe Charlotte, djemtë e William dhe Kate. Mbyllet saloni i varrimit, mesha dhe më pas kortezhi.
Sot është dita e funeralit shtetëror për mbretëreshën Elizabeth, e cila ndërroi jetë më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Mbretëria e Bashkuar ndalet për lamtumirën e fundit ndaj sovranes më jetëgjatë në historinë britanike. Muzetë dhe shumë aktivitete komerciale sot janë mbyllur, Londra është e blinduar si kurrë më parë, me Scotland Yard të angazhuar në operacionin e saj më të madh të sigurisë për të kontrolluar turmat. Një milion njerëz priten në kryeqytet ku gjithashtu gjenden rreth 500 udhëheqës dhe personalitete të ndryshme të ftuar nga pjesa më e madhe e botës.
Shtëpia e funeralit në Westminster Hall u mbyll për publikun këtë mëngjes.
Udhëheqësit e huaj, krerë shtetesh dhe qeverish së fundi, hynë në Westminster Abbey rreth një orë para fillimit të ritit fetar të funeralit solemn të Mbretëreshës Elizabeth II.